Është mbajtur mbledhja e tetë për këtë vit e Komitetit për Komunitete të Kuvendit të Komunës.
Fillimisht, është shqyrtuar dhe miratuar procesverbali i mbledhjes së kaluar.
Më pas, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka raportuar për punën e rregullt të saj.
Ndërkaq, Drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova-Baci, ka dhënë informatë lidhur me regjistrimin dhe vijueshmërinë e nxënësve të komuniteteve jo-shumicë në komunën tonë. Në mes tjerash, ajo është shprehur se pavarësisht vështirësive, ky fillim i vitit shkollor ka qenë i mbarë. Poashtu, ajo i ka informuar anëtarët e komitetit për investimet e vazhdueshme në infrastrukturën shkollore.
Amëtarët e Komitetit për Komunitete, parashtruan pyetje dhe kërkesa, për të cilat morrën përgjigje nga zyrtarët përgjegjës.