Është mbajtur mbledhja e shtatë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, të propozuara nga kryesuesja e kuvendit Arbënesha Kuqi.
Ndër pikat më kryesore të diskutuara në këtë takim, kanë qenë propozim vendimi për mbështetje financiare për KF “Vëllaznimi”, shqyrtimi i raportit të auditorit të përgjithshëm për vitin 2021, Informata e dytë financiare janar – qershor 2022, miratimi i rregullores për taksa dhe tarifa si dhe rregullores së punës së Kuvendit Komunal, pastaj Plani i Veprimit Rinor Lokal si dhe raporti i punës i drejtorisë së Arsimit.
Kuvendi gjithashtu ka zgjedhur edhe anëtarët e dy komiteteve konsultative, atij për shëndetësi dhe arsim e gjithashtu edhe ka zgjedhur anëtarët e komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin e rrugëve në komunën e Gjakovës.