Është mbajtur sot mbledhja e tretë për vitin 2021 e Komitetit për Komunitete në komunën e Gjakovës.
Sipas rendit të ditës të propozuar në këtë takim, anëtarët e komitetit kanë diskutuar për situatën në arsim, me theks të veçantë tek gjendja e nxënësve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas e gjithashtu nga ana e përfaqësuesve të zyrës komunale për komunitete dhe kthim është raportuar për aktivitetet e rregullta të kësaj zyre.