Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e radhës e KPF-së

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku pas prezentimit të pikave të rendit të propozuara nga kryesuesi Anton Shala, nga anëtarët e këtij komiteti, ato janë miratuar për shqyrtim në këtë mbledhje, e po ashtu kanë marrur miratimet edhe për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.
Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka prezentuar Rregulloren për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2020, për të cilën ka thënë se nuk ndryshon nga ai i mëparshmi.
Njëjtë si kjo pikë e rendit të ditës, edhe pika tjetër e së njëjtës drejtori që kishte të bënte me buxhetin e Komunës për vitin 2020, është miratuar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Sipas prezentimeve të bëra nga drejtori Durim Halilaj, bëhet e ditur se buxheti komunal për vitin pasardhës është në shumë të përgjithshme prej 27,233,294.00 euro. Nga kjo shumë totale, 16,053,829.00 euro janë të dedikuara për paga dhe mëditje, 3,004,103.00 euro për mallra dhe shërbime, 586,800.00 euro për shpenzime komunale,510,500.00 për subvencione dhe transfer, si dhe 7,097,485.00 euro për shpenzime kapitale.
Në këtë mbledhje, Zymber Berisha udhëheqës i sektorit të arsimit në Drejtorinë e Arsimit, ka dhënë informatën mbi përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku është bërë e ditur se në këtë vit shkollor janë përfshirë gjithnjë 17012 nxënës.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike