Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ka mbajtur mbledhjen e dytë për këtë vit, ku pas miratimit të pikave të rendit të ditës të propozuara nga kryesuesi Antin Shala, të njëjtat janë miratuar për shqyrtim dhe do të trajtohen në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.
Kërkesa e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit për shfuqizimin e planit rregullues urban “Sadik Stavileci”-“UÇK”, pas debatimit të gjerë dhe propozimeve të paraqitura do të debatohet në Kuvendin e Komunës.
Mbështetje nga Komiteti për Politikë dhe Financa është gjetur edhe për nismën e procedurave për binjakëzimin e Komunës së Gjakovës më Bashkinë e Sarandës, ashtu sikurse edhe Draft-Rregullorja për themelimin dhe strukturimin e asamblesë komunale për fëmijë, e cila më së shumti është sponsorizuar nga organizata “Save The Children”, e cila asamble do të jetë funksionale për fëmijë të moshave dymbëdhjetë deri në katërmbëdhjetë vjeç.
Në këtë takim është prezentuar edhe raporti i punës i Ndërmarrjes Komunale Publike “Stacioni i Autobusëve” për vitin fiskal 2018, ku është specifikuar se planifikimi i të hyrave për periudhën janar-dhjetor të këtij viti ka qenë në shumë prej 196, 831 euro, ndërkohë që janë realizuar të hyra në shumë prej 200, 034 euro, apo në tërësi si realizim rezulton të jetë 101.63 përqind. Duke llogaritur edhe shpenzimet e bëra në shumë prej mbi 195 mijë euro, konstatohet se kjo ndërmarrje në vitin 2018 ka përfituar mjete në vlerë prej 4,534 euro.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike