Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, ka mbajtur takimin e dytë për këtë vit, me ç ‘rast nga Armend Behluli, udhëheqës i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, është dhënë raporti njëvjeçar (2017) i kësaj zyre. Sipas tij, përgjatë periudhës njëvjeçare janar – dhjetor të vitit 2017, ZKKK ka kryer punë të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, në qasjen e barabartë të tyre në shërbimet publike, si dhe në bashkërendimin e procesit të kthimit dhe ri integrimit në mënyrë që kthimi dhe ri integrimi të jenë sa më të qëndrueshëm.
Nga ana tjetër, Bernard Frrokaj, drejtor i drejtorisë komunale për Arsim, në informatën e tij dhënë anëtarëve të Komitetit për Komitete për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në sistemin shkollor si dhe punësimin e tyre në institucionet shkollore në komunën e Gjakovës, ka thënë se ka paksa ngecje sa i përket përfshirjes së nxënësve në edukimin e obligueshëm shkollor, por si institucion po angazhohen që të shtrijnë ndikimin e tyre, sidomos te prindërit, në menyrë që fëmijët e komuniteteve të jenë sa më shumë prezent nëpër shkolla.