Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit për Komunitete

Komiteti për Komunitete sot ka mbajtur mbledhjen e pestë për këtë vit, ku nga raporti i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe të këtij viti është bërë riatdhesimi dyzet e një personave. Prej tyre, tetëmbëdhjetë janë të gjinisë femërore ndërsa njëzet e tre të gjinisë mashkullore. Ndër këta të riatdhesuar, gjashtëmbëdhjetë janë ashkalinjë, trembëdhjetë shqiptarë, dhjetë romë dhe dy egjiptianë.

Në këtë takim është diskutuar edhe mbi gjendjen, siç është thënë, alarmante ekologjike në lagjen “Ali Ibra”, si problemet që paraqiten me kanalizimin dhe mbeturinat. Nga Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Gjakovës, është thënë se në këtë lagje së bashku me Caritasin Zviceran janë investuar me miliona euro, megjithatë mirëmbajtja dhe përgjegjësia qytetare mungon në këtë mjedis.

Gjatë diskutimit është bërë e ditur se ka nisur revitalizimi i stacionit transferues të mbeturinave ku dhe ditë më parë është filluar me planin operativ dhe gjatë pohimeve të mëtejme është konstatuar se gjobat mandatare të shkaktuara ndaj dëmtuesve të mjedisit shkojnë pikërisht për banorët e kësaj lagje.

Në takim është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të komuniteteve jo shumicë, ku paraqiten nevojat në infrastrukturë, si dhe për plan veprimin për integrimin e komuniteteve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike