Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës për vitin 2023

Është mbajtur sot mbledhja e parë për vitin 2023 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

Sipas rendit të ditës, të propozuar nga kryesuesja e Kuvendit Arbënesha Kuqi në këtë takim janë shqyrtuar një sërë pikash, me karakter të përgjithshëm për mbarëvajtjen e punëve në qeverisjen lokale e në interes të qytetarëve të komunës sonë.

Pas pikave të zakonshme siç janë miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe pyetjet e kuvendarëve për ekzekutivin komunal, takimi ka vazhduar me informatën e kryetarin të komunës Ardian Gjini për gjendjen ekonomiko – financiare dhe zbatimin e planeve investuese në komunën e Gjakovës për vitin 2022 e gjithashtu edhe me informatën për Planin e Punës së ekzekutivit komunal për vitin 2023.

Më tej, nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj është dhënë raporti për adresimin e rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm sipas planit të veprimit të ekzekutivit komunal, ndërsa nga kryetari Gjini është dhënë raporti për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Kryesuesja e kuvendit Arbënesha Kuqi e ka paraqitur raportin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022, ndërsa zyrtarja e lartë në drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojte të Mjedisit Elida Bejtullahu e ka paraqitur kërkesën për nxjerrjen e vendimit për Hapjen e Shqyrtimit Publik të projektit “Harta Zonale Komunale 2022-2030”.

Në pikën e fundit janë diskutuar tema të ndryshme, me ç ‘rast vëmendjen kryesore e ka marrë tema mbi gjendjen e muzeut të muzikës në komunën e Gjakovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike