Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës

Është mbajtur mbledhja e tretë për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Fillimisht, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Arbënesha Kuqi, ka prezentuar pikën e rendit të ditës që lidhej me procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe e cila u votua nga asambleistët komunalë.
Më pas, anëtarët e Kuvendit Komunal drejtuan pyetje për ekzekutivin, përgjigjet e të cilave i morrën nga Kryetari i Komunës Ardian Gjini.
Shqyrtimi i Raportit Final Financiar i Komunës për vititn 2022 dhe Bartja e Buxhetit të pashpenzuar nga viti 2022 në vitin 2023 u prezantua nga Drejtori për Buxhet dhe Financave Durim Halilaj, pika këto të cilat u miratuan. Ndër të tjera, ai tha se Komuna e Gjakovës po mban bazën e rritjes së të hyrave vetanake falë pagesave të rregullta të qytetarëve dhe punës së administratës komunale, gjë që po ndikon në rritjen e investimeve kapitale.
Gjatë kësaj mbledhjeje, si rrjedhojë e kërkesës nga ministritë përkatëse, u miratuan disa rishqyrtime të vendimeve të votuara nga ky kuvend në mbledhjen e kaluar e të cilat janë:
 Anulimi i vendimit për vendosjen e lokacionit për shtatoren e heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu:
 Anulimi i vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e qytetit:
 Anulimin e vendimit për shpalljen e interesit publik për rrugën X:
 Anulimi i vendimit për shpalljen e interesit publik për realizimin e projektit “Zgjerimi i rrugës nga Ura e Tabakut deri tek Ura e Tahir Efendisë:
 Anulimi i vendimit për shpalljen e interesit publik për realizimin e projektit “Zgjerimi i rrugës së Pejës – segmenti ish-Emin Duraku deri në hyrje të fshatit Skivjan dhe
 Propozim-vendimi që në nenin 10 të rregullores për taksa komunale, të hiqet pika 1.11 që lidhet me heqjen e taksës prej 2 euro për lëshimin e gjendjes së tatimit në pronë.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike