Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit Arbënesha Kuqi, është mbajtur mbledhja e katërt për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Fillimisht, është shqyrtuar procesverbali nga mbledhja e mbajtur më datë 16.03.2023.
Drejtori për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj ka dhënë para anëtarëve informatën financiare të Komunës së Gjakovës për periudhën janar-mars 2023, duke u bazuar në të hyrat vetanake, alokimin e mjeteve, bartja e donacioneve etj. Ai ka thënë se kjo informatë do të prezantohet e detajuar në mbledhjen e Asamblesë Komunale e cila do të mbahet gjatë këtij muaji.
Drejtori për Infrastrukturë Shkumbin Kastrati, ka dhënë informatë mbi menaxhimin e situatave në mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimëror. Kurse, Drejtori për Shërbime Publike Nikollë Lleshi ka dhënë informatë mbi ndriçimin publik në komunën e Gjakovës.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje, kritika dhe sygjerime shtesë.