Është mbajtur mbledhja e pestë për këtë vit e Komitetit për Komunitete e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Kryesuesi i këtij komiteti Ergit Qeli, fillimisht ka prezantuar shqyrtimin e procesverbalit të mbledhjes së fundit.
Drejtori për Infrastrukturë Shkumbin Kastrati ka informuar lidhur me implementimin e projekteve gjatë vitit të kaluar dhe planet për vitin 2023.
Ndërkaq, Udhëheqësi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim Armend Behluli ka raportuar për punën e kësaj zyre.
Gjatë takimit, anëtarët e Komitetit për Komunitete parashtruan pyetje por edhe kërkesa të deleguara nga komunitetet jo-shumicë në komunën tonë,
për Kastratin dhe Behlulin.