Është mbajtur mbledhja e katërt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës për vitin 2023.
Sipas rendit të ditës të propozuar nga kryesuesja e Kuvendit Arbënesha Kuqi, kuvendarët e kanë shqyrtuar Informatën Financiare për periudhën Janar – Mars 2023, informatë kjo e prezentuar nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj.
Në këtë takim gjithashtu janë shqyrtuar edhe Informata mbi menaxhimin e rrugëve dhe trotuarëve gjatë sezonit dimëror si dhe informatën mbi ndriqimin publik në komunën e Gjakovës. Këto informata u dhanë nga drejtorët përkatës Shkumbin Kastrati dhe Nikollë Lleshi.
Gjithashtu në këtë mbledhje është miratuar unanimisht edhe Plani për Integrimin e personave të riatdhesuar 2023-2025