Është mbajtur sot mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjakovës, gjatë të cilës u betuan 7 anëtarë të rinj të Asamblesë dhe u rivotua përbërja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Anëtarët e rinj të Kuvendit të cilët bënë betimin sot janë:
Albina Sadrija Asllani, Besim Kadrija, Albulena Zuka Vokshi, Hekuran Hoxha dhe Ermira Mehmeti nga radhët e AAK-së, si dhe Robert Marjakaj e Besim Ndau nga PSHDK .
Ndërkaq, pas rekomandimeve të MAPL- së për rishqyrtim të KPF-së për shkak të kuotës gjinore, me 34 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenime u zgjodhën këta anëtarë:
Albina Sadria Asllani, Augustin Shala dhe Teuta Pallaska – AAK, Mimoza Shala, Ali Tafarshiku – VV, Labeat Sadria- PDK, Teki shala – LDK dhe Krenare Bushaj- PSHDK .
Kryesuesja e Kuvendit, Arbënesha Kuqi bëhet anëtare e KPF-së me automatizëm, sipas ligjit.