Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e 7-të e KPF-së

Ne udhëheqjen e kryesueses së Kuvendit Komunal Arbënesha Kuqi, është mbajtur sot mbledhja e 7-të e Komitetit për Politikë e Financa, takim ky që vjen pas një pauzë një mujore përgjatë pushimeve verore.
Si pikë kryesore e këtij takimi, ishte shqyrtimi dhe miratimi i Buxhetit Komunal për vitin 2023. Pas diskutimeve konkrete, kjo pikë me votim unanim ka kaluar për diskutim në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal. Prezantimin e Buxhetit Komunal për vitin 2023 e ka bërë drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj. Krahas kësaj pike, drejtori Halilaj ka prezentuar edhe normën tatimore për tatimin në pronë për vitin 2023, pikë e cila gjithashtu ka kaluar për miratim në Kuvendin Komunal.
Në këtë takim, është diskutuar edhe draft Kodi i Etikës për komunën e Gjakovës, dokument ky i cili është prezantuar nga Menaxheri i Burimeve Njerëzore, Kushtrim Brahimaj. Edhe ky dokument, me unanimitet të plotë ka kaluar për diskutim në Kuvendin e komunës
Anëtarët e KPF-së e kanë rishqyrtuar vendimin e kuvendit për mbështetje financiare të shoqatës “Hendikos” në Gjakovë. Pas ndryshimeve të kërkuara, e të prezentuara nga drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale Adelina Shehu – Kola, kjo pikë do të presë votat e Kuvendin në mbledhjen e tij të radhës.
Në fund të këtij takimi, nga drejtoresha e drejtorisë për Arsim Eranda Kumnova – Baçi është dhënë një raport i detajuar për përgatitjet e komunës për fillimin e vitit të ri shkollor, e gjithashtu është diskutuar edhe për situatën aktuale rreth grevës së mësimdhënësve.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike