Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e 7-të e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e shtatë për këtë vit, ku pas propozimit të pikave të rendit të ditës nga kryesuesi Anton Shala, të njëjtat nga anëtarët e këtij komiteti janë diskutuar dhe miratuar për shqyrtim në mbledhje të radhës së Kuvendit Komunal.

Durim Halilaj, drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka prezantuar shqyrtimin e projektbuxhetit të Komunës së Gjakovës për vitin 2019, i cili për dallim nga viti aktual do të jetë më i lartë në shumë prej 1,518,571.00 euro, respektivisht do të jetë në vlerë prej 24,785,173.00 euro. Burimet financiare për këtë projekt-buxhet është vlerësuar të jenë nga granti i përgjithshëm në shumë prej 9,061,498.00 euro, nga granti specifik i arsimit 9,124,587.00 euro, nga granti specifik i shëndetësisë 2,836,680.00 euro, nga të hyrat vetanake komunale 3,495, 017.00 euro ndërsa nga huamarrja 267,391.00 euro. Nga kjo strukturë buxhetore për vitin pasues, për paga dhe mëditje janë paraparë 13,701,106.00 euro, për mallra dhe shpenzime 2,852,316.00 euro, për shpenzime komunale 586,800.00 euro, për subvencione 568,000.00 euro si dhe për investime kapitale mjete në shumë prej 7,176,951.00 euro.

Nga Komiteti për Politikë dhe Financa është miratuar edhe ri dedikimi i mjeteve nga buxheti i vitit 2018, që siç u shpreh drejtori Durim Halilaj, të njëjtat mjete do të  investohen në projektet në vazhdimësi dhe me qëllim që ti ikin suficitit.

Agron Gojani, zyrtar profesional nga Drejtoria e Urbanizmit dhe e Mbrojtës së Mjedisit ka prezantuar propozim-vendimin për revidimin e planit urbanistik, respektivisht përpilimin e planit rregullues të hollësishëm të bllokut urbanistik në kuadër të kompleksit “Orize”, me dedikim për ndërtim të objekteve kolektive, ku përfshihen rruga “Migjeni” në anën lindore me rrugën “Niman Ferizi’ në anën jugore, me shkollën fillore “Yll Morina” në anën perëndimore dhe me anën veriore përkufizohet me ngastrat  të cilat janë përfshirë në kompleksin “Jugu 2” dhe të cilat kanë dedikim banimin kolektiv.

Pikë tjetër e rendit të ditës ka qenë edhe ajo e Drejtorisë së Kadastrës, e cila është prezantuar nga Afërdita Lama, drejtore, e cila ka pasur të bënte me propozim-vendimin për shpalljen e interesit publik me qëllim të ndërtimit të rrugës së varrezave të martirëve në Çabrat ,ku përfshihen dymbëdhjetë parcela në zonën jashtë-qytet.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike