Është mbajtur sot mbledhja e 6-të e Kuvendit të Komunës së Gjakovës. Sipas Rendit të Ditës, të propozuar nga kryesuesja e kuvendit Arbënesha Kuqi, janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.
Fillimisht janë parashtruar pyetje për ekzekutimin, pyetje këto të cilat kanë marrë përgjigje nga nënkryetari i komunës Flamur Fetahaj dhe disa nga drejtorët komunal. Më tej, nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa është prezantuar Korniza Afatmesme Buxhetore 2024-2026, e cila pas diskutimit edhe është miratuar nga kuvendi.
Në këtë mbledhje, me kërkesë të drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, është vendosur edhe për ndarjen e subvencioneve për Klubin Futbollistik “Vëllaznimi”, si përkrahje e përvitshme që komuna e Gjakovës ndan për këtë klub.