Kuvendi Komuna i Gjakovës e ka mbajtur sot mbledhjen e 10-të të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë shqyrtuar një sërë pikash të rendit të ditës, të propozuara nga kryesuesi i kuvendit Anton Shala.
Ndër pikat kryesore që janë shqyrtuar dhe votuar në këtë takim kanë qenë edhe propozim vendimi i kryetarit të komunës Ardian Gjini për mbështetje financiare të KF “Vëllaznimit”, raporti i punës nga Zyra e Prokurimit për vitin 2020, Plani i Zhvillimit Institucional të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Gjakovës 2021 – 2024, plani i punës i Kuvendit Komunal për vitin 2021 e të tjera.
Ndërkohë, para anëtarëve të Kuvendit Komunal janë dhënë edhe disa informata nga ekzekutivi komunal, mes tyre edhe informata mbi dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, informatë për zhvillimin e bujqësisë në komunën e Gjakovës, informatë mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Gjakovës e të tjera.
Në këtë takim kryetari i komunës së Gjakovës dhe drejtorët komunal janë përgjigjur edhe në shumë pyetje që anëtarët e kuvendit i kanë shtruar për ekzekutivin.