Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në praninë e adhuruesve të muzikës së mirëfilltë qytetare, u mbajt Koncert Solistik “25 vjet Edi Furra – një çerek shekull magji muzikore”.
Edi Furra u shpreh mirënjohës publikut të tij i cili gjithmonë qëndron besnik ndaj krijimtarisë së tij muzikore. Poashtu, ai falënderoi Kryetarin e Komunës Ardian Gjini për mbështetjen e pakursyer për jetësimin e këtij koncerti të cilin e kishte ëndërruar që një kohë të gjatë.
Publiku në sallë e shijoi pafund këtë mbrëmje të mrekullueshme muzikore, duke mos i kursyer duartrokitjet gjatë gjithë performancës së Edi Furrës dhe orkestrës profesioniste që e shoqëronte atë.