Në hapësirën e Parkut është organizuar Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “N’oden e Malësis së Gjakovës” edicioni i VI.
Ky festival ka për qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturën e trevave të ndryshme.
Në këtë edicion pjesëmarrës ishin 9 grupe artistike të ftuara nga Shqipëria, Mali Zi dhe Maqedonia.
Ky aktivitet është përkrahur dhe mbështetur nga Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.