Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Buxhet dhe Financa ka mbajtur sot dëgjimin publik për kornizën afatmesme buxhetore 2024-2026.
Para qytetarëve të pranishëm, kanë folur kryetari i komunës Ardian Gjini dhe drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, të cilët mes tjerash i kanë informuar pjesëmarrësit me prioritetet, projeksionet makro-fiskale, subvencionet dhe investimet kapitale të parashikuara në projekt-buxhetin e komunës nga grumbullimi i të hyrave vetanake.
Qytetarët në këtë takim propozuan përkrahje që përmes buxhetit të investohet në projekte specifike infrastrukturore, por parashtruan edhe kërkesa që ndërlidhen me projektet e përgjithshme në komunë.