Është mbajtur sot Debati Publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ri – konstruimin e Stadiumit të Qytetit
në Gjakovë.
Para qytetetarëve të interesuar, zyrtarë mjedisor nga komuna e Gjakovës dhe nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë prezentuar raportin mbi ndikimin mjedisor që ky objekt pritet të ketë.
nga ana tjetër, qytetarët janë shprehur të kënaqur me projektin dhe kanë shprehur kërkesen që ky projekt të realizohet sa më shpejtë.