Kryetari i Komunës Ardian Gjini së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe me Komandantin e Policës sot mbajti mbledhje me 19 zyrtarët e caktuar për shqiptimin e gjobave mandatore dhe lansuan platformë për shqiptimin e tyre.
“ Do të provojmë që qytetin e Gjakovës ta shohim si qytetin më të pastër të Kosovës. Unë bashkë me ju dhe me të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm do ta bëjmë Gjakovën më të pastër.
Bindjet e mia të thella janë se nëse ndonjëherë dikush ju flet për patriotizëm për komb, për shtet dhe hedh një kanaçe për dritare të automjetit mos i besoni. Minimumi i minimumit që mundet dikush me vepru për vendin e vet është të paktën me mbajte pastër”-u shpreh kryetari Gjini
Ligji për shqiptimin e gjobave do të funksionojë përmes përmbaruesit privat i cili mjetet e personave të gjobitur do t’i tërheq në afat brenda 15 ditësh-u shpreh Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit
Në shqiptimin e këtyre gjobave do të jetë edhe asistenca e pa munguar e Policisë së Kosovës-kështu u shpreh Major Krist Gjoka, komandat i stacionit policorë në Gjakovë
19 zyrtarët komunal do të jenë në aksion të përditshëm për shqiptimin e këtyre gjobave kostoja e të cilave është e përcaktuar me ligj.