Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kuvendi i Komunës qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shkodër

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës Arbënesha Kuqi dhe Anëtarët e Kuvendit qëndruan për vizitë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës.
Kjo vizitë realizohet në kuadër të binjakëzimit në mes të komunave tona i cili është është jetësuar gjatë vitit 2022.
Kryesuesja Kuqi dhe kuvendarët e Gjakovës, janë pritur solemnisht nga Kryetari i Këshillit Bashkiak Oltion Luli dhe bashkëpunëtorët e tij. Më pas, ata kanë mbajtur një takim të përbashkët me temën “Bashkëpunimi në mes të dy Kuvendeve, shkëmbimi i praktikave në mes të dy organeve legjislative dhe rrjetëzimi në mes të dy qyteteve”.
Gjatë fjalëve të tyre përshëndetëse, Kryetari Luli dhe Kryesuesja Kuqi janë shprehur të lumtur për faktin që dy qytetet tona tashmë janë të binjakëzuara që një vit dhe në kuadër të tij po realizohen aktivitete konkrete të përbashkëta. Ndër të tjera, ata thanë se një frymë e tillë e bashkëpunimit për projekte të reja do të vazhdojë edhe më tutje.
Pas takimit ata vizituan nga afër Muzeun e Fotografisë “Marubi” si dhe Muzeun e Kujtesës.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike