Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kreytari Gjini e nisi me një takim me përfaqësuesen Grupit “Respect Our Rights”, Diana Gjoklaj e shoqëruar nga koordinatorja gjeografike e “Save the Children”, Emira Pruthi.
Kryetari Gjini mes tjerash u shpreh se “Fëmijët kanë të drejtë të gëzojnë të drejtat e tyre cdo ditë të vitit. Prandaj, bashkë me Dianën dhe Emirën diskutuam për atë që mund të bëjmë ne si institucione për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Unë, edhe një herë shpreha gatishmërinë e plotë që të ndihmoj në këtë aspekt me të vetmin qëllim që të gjithë fëmijët e komunës sonë të jenë të lumtur.”