Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kryetari Gjini priti në takim kryetaren e kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti sot në takim kryetaren e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Kryetari Gjini, u shpreh falënderues për këtë vizitë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, për të jetësuar projektet ndërkufitare.

Më këtë u pajtua edhe Kryetarja Nikolla, e cila pohoi se Gjakova luan një rol të rëndësishëm, sidomos për banorët e Shqipërisë verilindore, e me theks të veçantë gjatë kohës së pandemisë ku kanë marrë shërbime mjekësore.

Kryetari Gjini, të parën e Kuvendit të Shqipërisë, e njoftoj edhe me pjesën e vjetër të qytetit dhe me objektet që pasurojnë trashëgiminë tonë kulturore.

Vizita vazhdoi në shoqatën “Thirrjet e Nënave”, ku kryetarja Nikolla, u njoftua për së afërmi me historinë e të vrarëve e të pagjeturve gjatë luftës së fundit në vend. Ajo inkurajoj gratë e shoqatës që të ngritin zërin edhe më shumë, ndërsa premtoi se do t’i mbështesin në vazhdimësi, për t’i çuar përpara hetimet për zbardhjen e fatit e të pagjeturve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike