Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, bashkë edhe me anëtarët e Shtabit për menaxhimin e pandemisë Covid – 19, ka pritur sot në një vizitë zëvendës kryeministren e republikës së Kosovës Emilija Rexhepi dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.
Dy zyrtarët e lartë qeveritarë kanë qëndruar në Gjakovë për të parë nga afër situatën aktuale me pandeminë Covid – 19 dhe për tu njoftuar me kapacitetet që ka komuna e Gjakovës dhe institucionet shëndetësore në këtë komunë për tu përballur me gjendjen e krijuar.
Në këtë takim të përbashkët mes tjerash u tha se përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, gjendja vazhdon të mbetet nën kontroll dhe menaxhim të plotë.
Megjithatë, edhe kryetari Gjini por edhe dy zyrtarët e lartë qeveritarë kanë apeluar tek qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat parandaluese, në mënyrë që të mos ketë përkeqësim edhe më të madh të situatës.