Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it Italian në Kosovë – Regjioni Perëndimor, Kolonelin Rocco Mondo dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ata diskutuam për ngjarjet aktuale politike në Kosovë, por edhe zhvillimet e projektet konkrete që po realizohen ne Gjakovë.
Ne anën tjetër, u dakorduan që të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për bashkëpunim të mëtejshëm, për aktivitete dhe projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë.