Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur sot profesorin Shemsi Krasniqi, përfaqësues i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Temë e diskutimit ishte mundësia e anëtarësimit të komunës së Gjakovës në shoqatën ndërkombëtare të komunave frankofone.
Kryetari Gjini u shpreh i kënaqur me këtë mundësi dhe theksoi se ky proces do të nis me intensifikmin e marrëdhënieve në mes të komunave binjake, Gjakovës dhe Lodeve të Francës.