Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka pritur në takim drejtorin e YMCA në Ontarion Lindore në Kanadë Rob Adams, asistenten ekzekutive të kësaj organizate në Kanadë Jessica Nkongolo dhe drejtoreshën e YMCA në Kosovë Dorina Lluka Davies.
Ai është shprehur se YMCA është organizata më e vjetër rinore në botë dhe ndër më të suksesshmet. “Jam i lumtur që edhe të rinjtë e Kosovës dhe Gjakovës në veçanti, janë bërë pjesë e rrjetit të saj.
Gjatë takimit të përbashkët, kryetari Gjini dhe përfaqësuesit e YMCA diskutuan për aktivitetet e përbashkëta të kësaj organizate me Komunën e Gjakovës dhe projektet në të ardhmen, në veçanti për Kampin në Pjetërshan i cili është në fazën finale të realizimit e i cili do të jetë një vend rekreativ dhe edukativ për të rinjtë tanë dhe ata nga vende të ndryshme të botës.