Kryetari i Komunës Ardian Gjini ka pritur në takim përfaqësues të Organizatës Gjermane GIZ, për të diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit lidhur me projektin “Fit for Jobs” .
Nga GIZ-i gjerman janë shprehur jashtëzakonisht të interesuar për të vazhduar punën bashkë me Komunën e Gjakovës dhe akterët tjerë lokalë si Zyrën e Punësimit, Qendrën e Aftësimit Profesional, Odën Ekonomike, OJQ-të Rinore dhe shkollat e mesme të komunës sonë, me qëllimin e vetëm krijimin e mundësive të reja dhe lehtësimin e qasjes së të rinjve tanë në tregun e punës përmes masave aktive të tregut të punës.
Kryetari Gjini ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur gatishmërinë e plotë që një gjë e tillë të vazhdojë edhe më tutje.