Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur homologun e tij, kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.
Në një takim të ngrohtë dhe shumë miqësor, dy kryetarët kanë diskutuar për zhvillimet në dy qytetet respektive si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Gjakova dhe Elbasani janë dy qytete me shumë karakteristika të ngjashme, sidomos në fushën ekonomisë, arsimit, kulturës e trashëgimisë dhe me shumë mundësi të mëdha të bashkëpunimit