Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka pritur në takim Komandantin e Kforit Italian në Kosovë, Kolonel Mario Bozzi.
Ata biseduan bashkë për tema të ndryshme që lidhen me zhvillimet në komunën e Gjakovës me theks të veçantë për sigurinë e përgjithshme.
Kryetari Gjini e ka falënderuar Kforin Italian dhe Kolonelin Bozzi për gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me Komunën e Gjakovës dhe shtetin mik italian për mbështetjen që i jep gjithmonë Kosovës.
Ndërkaq Kolonel Bozzi e ka përgëzuar kryetarin Gjini për projektet e realizuara deri më tani në Gjakovë si dhe i ka uruar shumë suksese në angazhimet që e presin më tutje në të mirë të qytetarëve. Edhe një herë, ai e ka siguruar kryetarin që bashkëpunimi në mes të Kforit Italian dhe Komunës së Gjakovës do të jetë intensiv edhe më tutje.