Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha për Arsim Eranda Kumnova Baçi, kanë pritur në takim Grupin Muzikor “Rilindja” të cilët intepretojnë muzikë të mirëfilltë shqipe. Ata ishin të shoqëruar nga Drejtori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”.
Së fundmi, ata kanë prezentuar Gjakovën në mënyrën më të denjë në festën e Odunpazarit të Turqisë.
Kryetari Gjini i falenderoi ata për përfaqësimin që i kanë bërë komunës sonë dhe ndërkohë i uroi suksese në të ardhmen e tyre të ndritur si muzikantë.