Kryetari i Komunës Ardian Gjini, e ka pritur në takim Gjeneralin Ruggiero Capodievento Komandant i Regjimentit Carabinieri MSU në Kosovë.
Ata biseduam për situatën aktuale në Kosovë por edhe për projektet që po zhvillohen në komunën e Gjakovës. “Shteti jonë, gëzon mbështetje nga Italia, KFOR-i dhe Carabinieri MSU që 24 vite dhe ne jemi mirënjohës gjithmonë. Patjetër që miqësia dhe bashkëpunimi jonë do të vazhdojnë edhe më tutje” është shprehur Kryetari Gjini.