Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka pritur në Gjakovë kryetarin e ri të bashkisë së Shkodrës Benet Beci.
Me homologun Beci biseduam për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të Shkodrës dhe Gjakovës, bashkëpunim ky historik dhe i zyrtarizuar së fundmi në mes të dy qyteteve tona.
Nga kryetari Beci u njoftova për nisjen e rrugës së Dukagjinit, rrugë e cila lidhë Shkodrën me Tropojën, konkretisht fshatin Lekbibaj e rrjedhimisht edhe me qytetin e Gjakovës. Me kryetarin Beci biseduam edhe për projektin e hekurudhës Kosovë – Shqipëri e cila do të përfshijë edhe Shkodrën e Gjakovën. U dakorduam që bashkë edhe me dy kuvendet tona dhe ekzekutivet lokale të intensifikojmë takimet për të arritur shumë shpejtë rezultate konkrete të bashkëpunimit tonë” është shprehur Kryetari Gjini rreth këtij takimi.