Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka pritur në Gjakovë Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly .
Me këtë rast, Kryetari Gjini është shprehur se gjatë viteve që po jetojmë në liri, Kosova gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme nga Zvicra, si në ndërtimin e shtetit por edhe në realizimin e projekteve të shumta. “Sidomos Gjakova, ka gjetur përkrahje të madhe nga ky shtet, në projektet si Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza, Ngrohtorja e Re e Qytetit, furnizimi me ujë të pijes dhe shumë të tjera. Në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi, jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj këtij shteti mik të Kosovës. Miqësia dhe bashkëpunimi jonë profesional, do të vazhdojë edhe më tutje” tha ndër të tjera ai.