Kryetari i Komunës Ardian Gjini ka pritur në Gjakovë, Ambasadorin e Francës në Kosovës Olivier Guerot.
“Për dekada me radhë, Kosova gëzon mbështetje nga shteti i Francës dhe kjo na bën jashtëzakonisht krenarë dhe mirënjohës. Me Ambasadorin Guerot, diskutuam për aspekte te nivelit lokal dhe qendror. E veçanërisht, u dakorduam për mundësi të shumta të bashkëpunimit, në art, kulturë, biznes dhe në çdo fushë tjetër e cila ndikon në thellimin e lidhjes së Kosovës dhe Gjakovës me Francën e komunat e saj” është shprehur Kryetari Gjini rreth takimit.