Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Ardian Gjini dhe në bashkëorganizim të zyrës për Barazi Gjinore, sot është zhvilluar aktiviteti “Gratë bëjnë histori çdo ditë!”.
Me këtë rast janë ndarë mirënjohje për femrat që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë histori me profesionet e tyre. Në mesin e të shpërblyerave janë: Dr. Samile Juniku-Gjinekologe, Nanije Nixha- Mësuese, Nurije Haxhikadrija-Ndërmarrëse, Myrvete Kurtishi- Aktore, Fatime Boshnjaku- Humaniste, Eda Domi Vula- Matematiciente, Ilirjana Pylla- Gazetare, Berlinda Berisha-Police, Elvane Qorri-Zyra për Komunitete dhe Adea Haxhidauti- Skiatore.
Kryetari Gjini falenderoj secilën për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite dhe theksoj se përtej atyre që sot kanë marrur mirënjohje janë edhe shumë më shumë që meritojnë respektin për vlerën që i japin shoqërisë.