Lidhja shpirtërore mijëra vjeçare në mes te Gjakovës dhe Shkodrës, tashmë po merr formë edhe zyrtare e administrative.
Pas vendimeve te Kuvendit Komunal të Gjakovës dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës për binjakëzimin e këtyre dy qyteteve, dy kryetarët respektiv, Ardian Gjini dhe Bardh Spahija, janë takuar në Gjakovë për të quar edhe një hap përpara këtë lidhje mes dy qyteteve tona.
Në pritjen që kryetari Gjini i bëri homologut të tij nga Shkodra, u tha se binjakëzimi dhe bashkëpunimi zyrtar në mes të Gjakovës dhe Shkodrës është gjëja më natyrale që mund të bëhet në këtë moment, për faktin që dihet botërisht se cila ka qenë afërsia e këtyre dy qyteteve dhe bashkëpunimi i qytetarëve nga të dyja qytetet.
Sipas dy kryetarëve, bashkëpunimi i nisur nga populli para qindra vjetësh, tashmë do të vazhdojë edhe në nivelin institucional në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në arsim, kulturë, zhvillim ekonomik e turizëm.
Ndryshe, në kuadër të vizitës së delegacionit nga Shkodra, sonte në Parkun “Ali Podrimja” me fillim prej orës 20:00 do të mbahet koncerti i Orkestres Frymore të qytetit të Shkodrës.