Sot në kuadër të projektit “Idea to Success” të organizuar nga Jakova Innovation Center përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mbajtur sesioni informues për Platformen e hartimit të Biznes Planeve. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini i cili tha që kjo platformë do të jetë një ndihmesë e madhe për bizneset, sepse biznesi është gjithmonë i lidhur me inovacionin dhe kombinimi i tyre na sjellë industri të mëdha.
Prezentimin e platformës e realizoi menaxheri i këtij projekti “ Idea to Succes” i cili tregoi për funksionimin e saj dhe qasjen që do të kenë qytetarët në realizimin e plan-bizneseve.
Gjithsecili do të mund të ketë qasje në këtë platformë duke vizituar web faqen e Innovation Center.