Kryetari i Komunës, Ardian Gjini bashkë me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për rehabilitimin e plotë të Stacionit Transfer dhe pjesës para stacionit në lagjen Ali Ibra nè Komunën e
Gjakovës”.
“Hap pas hapi, problematikës që e shoqëron këtë lagje dhe komunën tonë që shumë vite, po i vie fundi. Jam mirënjohës ndaj Ministrit Krasniqi dhe Ministrit Aliu për gatishmërinë për të na mbështetur në finalizimin e përpjekjeve tona të nisura që dy vite për pastrimin dhe rehabilitimin e tërësishëm të Stacionit Transfer në lagjen “Ali Ibra”. Ky investim është i vlefshëm për të gjithë qytetarët e komunës sonë, në veçanti për të gjithë ata që jetojnë në lagjen “Ali Ibra” u shpreh Kryetari Gjini.