Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj kanë vizituar venarinë “Kodra e Çabratit”.
“U entuziazmova tejmase nga vizita që e bëmë sot tek një biznes mjaft i veçantë në komunën e Gjakovës. Procesi me shumë përkushtim e pasion që nga puna në 7 hektarë vreshta, prodhimi i verës e deri te shitja e saj, tashmë edhe në disa shtete të Evropës, e ben venarinë “Kodra e Çabratit” një biznes tejet interesant por në të njetën kohë edhe të suksesshëm për menagjmentin dhe stafin e kompanisë dhe reprezentues për komunën tonë. Si kryetar i komunës, pronarit i ofrova mbështetje me të gjitha mundësitë e kapacitetet që kemi dhe i inkurajova që të vazhdojnë fuqishëm në rritjen dhe zhvillimin e këtij aktiviteti, i cili në një të kaluar jo fort të largët ka qenë një aktivitet që e kë bërë të mburret secilin banor të komunës së Gjakovës” është shprehur Kryetari lidhur me këtë vizitë.