Kryetari i Komunës Ardian Gjini, Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj dhe zyrtarë komunalë të tjerë, kanë vizituar Qumështoren “Gexha”.
Gjatë qëndrimit në këtë biznes prodhues, Kryetari Gjini është shprehur se për komunën tonë, është jetike që bizneset të jenë stabile dhe të zhvillohen në vazhdimësi. “Ato e kryejnë 99% të punës vet, por është e rëndësishme që edhe ne si institucion komunal t’iu ndihmojmë brenda kapaciteteve në dispozicion. Si kryetar i komunës, provoj të bëj maksimumin për t’iu qëndruar afër bizneseve të cilat veprojnë në komunën tonë. Suksese në punën e tyre të vyer, Qumështores “Gexha” dhe të gjitha bizneseve që veprojnë në Gjakovë. Të bërit biznes në Gjakovë, nuk ka barrier” tha ndër të tjera ai.