Kryetari i Komunës Ardian Gjini, Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj, dhe zyrtarë të tjerë komunalë, vizituan sot biznesin “Geli Fruits”.
Kjo kompani ka filluar punën vite më parë si pikë grumbulluese, për të vazhduar më pas me përpunimin e llojeve të ndryshme të perimeve. Të njëjtat eksportohen në vende të ndryshme të Evropës si Gjermania, Suedia, Hungaria etj.
Kryetari Gjini është shprehur se një storie suksesi si kjo, është sukses për gjithë komunën tonë. “Gjithmonë, do të bëjmë maksimumin që t’iu ndihmojmë bizneseve tona, me të gjitha kapacitetet që posedojmë. Ne si institucione, duhet t’i ndihmojmë dhe nxisim ndermarrësit tanë. Kjo është mënyra e vetme për t’u zhvilluar dhe për ta mbajtur rininë tonë në vendin tone” tha ndër të tjera ai.