Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, kanë pasur një takim me të rinj nga Gjakova, me të cilët kanë bashkëbiseduar për tema të ndryshme që i preokupojnë këtë pjesë të shoqërisë.
Në këtë takim të organizuar nga Organizata Rinore “Activism Roots”, kryetari Gjini i ka inkurajuar të rinjtë që të jenë më aktiv në shoqëri dhe të insistojnë që të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe të gjitha zhvillimeve që ndodhin në komunën e Gjakovës.
Të rinjtë pjesëmarrës kanë parashtruar pyetje dhe kërkesa të ndryshme për udhëheqësit komunal, e për të cilat edhe kanë marrë përgjigje konkrete.