Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, e kanë pritur në takim shkrimtarin shkodran Romeo Gurakuqi.
Kryetari Gjini e ka falënderuar autorin për promovimin e veprës së tij më të re të titulluar “Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946” në Gjakovë. “Kjo vepër, është pasuri e madhe për historinë shqiptare dhe letërsinë në përgjithësi. Shëndet dhe shumë suksese në krijimtarinë e tij në të ardhmen” tha ndër të tjera ai.