Në kuadër të shënimit të 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës Arbënesha Kuqi e ka vizituar Qendrën Mësimore në Brekoc, e cila menagjohet nga Bethany Christian Service dhe e cila kryesisht fokusohet tek edukimi i të gjitha grupmoshave të komuniteteve jo shumicë.
Për ta shënuar këtë ditë, stafi mësimor sëbashku me nxënësit kishin organizuar një sërë aktivitetesh, të cilat si emërues të përbashkët kishin demokracinë dhe barazinë në mes të të gjithë qytetarëve.
Ne takim me ekipin dhe menaxherin e qendrës Berat Thaqi, kryesuesja Kuqi është shprehur e gatshme që si institucione lokale të jenë gjithmonë në përkrahje të punës dhe aktiviteteve të kësaj qendre.