Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës, ka mbajtur sot mbledhje ku u prezantua raporti i punës së Prokurimit për vitin fiskal 2021, i cili përfshinë mbi 13 milion euro vlerë për kontratat publike.
Ky raport u miratua nga anëtarët e KPF-së, për kalim në diskutim në Asamble, bashkë me këto katër pika tjera të rendit të ditës:
– Shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me dt. 19.01.2022.
– Shqyrtimi i Propozim Vendimit për mbështetje financiare të Shoqatës “Handikos” në Gjakovë.
– Informata nga DSHMS për Shëndetin Primar Shëndetësor në Komunën e Gjakovës.
– Themelimi i Komisionit për Plotësim Ndryshimin e Rregullores së Punës së Kuvendit.
Anëtarët e KPF-së patën mundësinë të propozojnë edhe tema të ndryshme, për t’u shqyrtuar në mbledhjen e ardhshme të asamblesë.