Gjakova e ka nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme birin e saj, simbolin e këngës popullore e qytetare Qamilin e Vogël.
Në 100 vjetorin e lindjes së tij, këngëtarë të shumtë nga Gjakova, por edhe mysafir nga qytete tjera të Kosovës e Shqipërisë kanë përformuar për më shumë se 1 orë e 30 minuta disa nga veprat që Qamili i Vogël i la amanet për brezat e ardhshëm.
Ky koncert u prit me entuziazëm nga publiku në sallë, të cilët për asnjë moment nuk pushuan së duartrokituri e kënduari bashkë me këngëtarët në skenë.
Ndryshe, nga komuna e Gjakovës, viti 2023 është shpallur si viti i Qamilit të Vogël, prandaj ky koncert mund të cilësohet vetëm si fillim i aktiviteteve të shumta që pritet të realizohen në nderim të jetës dhe veprës së Qamilit të Vogël.