Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Komuna e Gjakovës shpërndanë kontenjerë për mbeturina në fshatrat e Rekës së Mirë

Komuna e Gjakovës do të shpërndajë 550 kontejnerë për ekonomitë familjare të rajonit të Rekës së Mirë. Implementimi i këtij projekti ka nisur sot, ku prezentë gjatë shpërndarjes së kontejnerëve në fshatin Planqor, ishin edhe zyrtarë komunalë së bashku me ata nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati”.
Albana Hana – Bakalli, udhëheqëse e sektorit të mbeturinave në komunën e Gjakovës, ka treguar se ky projekt po realizohet në kuadër të fillimit të mbledhjes së mbeturinave nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” në të gjithë regjionin e Rekës së Mirë. Ajo është shprehur se përmes kësaj iniciative, Komuna e Gjakovës ka menduar të stimulojë ekonomitë familjare që të kryejnë pagesat e rregullta për shërbimet që marrin nga kjo kompani.
Pas fshatit Planqor, shpërndarja e kontejnerëve do të vazhdojë në fshatin Skivjan dhe Osek Hylë. Ky projekt financohet nga Komuna e Gjakovës dhe kap vlerën financiare prej 10.000 Euro.
Në bazë të planit operativ dhe në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, do të bëhet edhe shpërndarja e 500 kontejnerëve të tjerë. Ky projekt do të përfshijë fshatin Dujakë, Novosellë, zonën e Hasit, Dushkajës si dhe Rekën e Keqe.
Komuna e Gjakovës do të vazhdojë me shpërndarjen e kontejnerëve, deri në mbulimin 100% të terenit ku Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” ofron shërbime për grumbullimin e mbeturinave.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike